ROI BOGOVA
Uji Bogova eshte uji i shenjte dhe i shendetshem qe buron nga mali i shenjte i Tomorrit!
Te pish uji Bogove do te thote te zgjatesh jeten dhe ta shenjterosh ate!
Bogava, si filloi?
Fshati turistik i Bogovës ndodhet në lartësinë 265m mbi nivelin e detit. Më parë Bogova ka qenë lagje e Novajt. Fshati filloj të popullohej rreth viteve 1950, por zhvillimin më të madh e mori pas viteve 1990, kur edhe u krijua si qendër komune. Në këtë fshat turistik ndodhet edhe hidrocentrali më i madh në qarkun e Beratit i cili furnizohet me ujin e burimit të Bogovës. Po nga burim marrin ujë të pijshëm edhe qyteti i Poliçanit, fshatrat për gjatë rrugës dhe qyteti i Beratit. I projektuar nga Prof. Farudin Hoxha, hidrocentrali me fuqi 2550 kilovatorë ose 2.5 megavat, ka filluar prodhimin e energjisë elektrike në vitin 1972. Një nga qëllimet e ndërtimit të këtij hidrocentrali ishte furnizimi me energji elektrike i vilave të udhëheqësve komunistë të ndërtuara në Krorëz. Bogova është e populluar nga banorë të ardhur nga zonat e Skraparit dhe fshatrave përreth saj. Ajo përbëhet nga 9 fshatra me rreth Bogove Historia e Skraparit “Skrapari Kryeqyteti i Luftes” Nga Thesari i Shtet… Projekti i pakryer kurre Qytetaret e nderit per Corovoden dhe Policanin GRAMOZI-SKRAPARI 2-1 Policani Qyteti i Corovodes Corovoda Kanionet e Osumit Skrapari .Së bashku: Bogova, Novaj, Bargullasi, Nishova, Kakruka, Dobrusha, Përparimi, Selani dhe Jahupasi, fshatra të kapur dorë për dore, ngjajnë me një ansambël artistik që për kostum kanë gjelbërimin e përhershëm dhe lulet shumëngjyrëshe që në këtë kohë kanë qëndisur lëndinat, për muzikë kanë këngën e zogjve, banorë të përhershëm të këtyre anëve.


